Kreu i Filadelfias i përgjigjet Trump: Vish pantallonat e gjera dhe prano humbjen

schedule20:41 - 6 Nëntor, 2020

schedule 20:41 - 6 Nëntor, 2020

Jim Kenney, kryetari demokrat i Filadelfias, ka reaguar pas akuzave të Donald Trump për manipulim të procesit zgjedhor.

Në një konferencë për shtyp ai vlerësoi protestuesit jashtë objektit të numërimit për qëndrimin paqësor dhe akuzoi se Trump duhet të pranojë garën duke qenë se ai po zvarritet në Pensilvani dhe shtetet e tjera.

“Ajo që duhet të bëjë presidenti është, sinqerisht, të veshë pantallonat e tij të mëdha dhe të pranojë se humbi,” tha Kenney.

“Votat do të vazhdojnë të numërohen derisa të jepet llogari për çdo votim. Ajo që kemi parë këtu në Filadelfia është demokraci, e pastër dhe e thjeshtë. Sistemi funksionon, njerëzit kanë folur”, shtoi ai më tej.

Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se të paktën 40,000 fletëvotime mbeten akoma për t’u numëruar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!