Sot në Elbasan u regjistruan 6 raste me koronavirus. Mes të infektuarve është edhe drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Elbasan.
Një pjesë e stafit është karantinuar pasi mësuan lajmin, ndërkohë që pritet që t’u bëhet tamponi nëse janë prekur.
Në Gramsh është infektuar një fizioterapist dhe një mësues, ndërsa në total në Elbasan numri i arsimtarëve të prekur shkon në 28, teksa 20 të tjerë janë në karantinë në pritje të përgjigjes./ db/Abcnews.al