Operohet Jon Mersinaj, zbulohet koha rikuperimit të mbrojtësit

schedule18:57 - 6 Nëntor, 2020

schedule 18:57 - 6 Nëntor, 2020

Jon Mersinaj nuk aktivizohet prej gati një muaji me Lokomotiva Zagreb Në Kroaci dhe kjo ka ndodhur për shkak të një dëmtimi që mbrojtësi ka pësuar. Së fundmi atij i është dashur të bëjë edhe një operim.

Klubi kroat ka dalë me një njoftim dhe bën me dije se Mersinaj është operuar në ije dhe do i duhet një muaj që të rinisë stërvitjen. Sikurse kuptohet, këtë vit kalendarik ai nuk mund të luajë më.

Lokomotiva Zagreb e llogarit qendërmbrojtësin për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që ai nuk mund të jetë edhe në këtë grumbullim të radhës së kombëtares shqiptare. Mersinaj ishte nën urdhrat e Rejës për pak ditë në tetor, por më pas u largua për shkak të dëmtimit. /abcnews.al