Pas faqes së njohur “Decision Desk HQ”, tani është “Business Insider” që shpall fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. “Mbaroi”! Biden mposht Trump”.
Kështu shkruan “Business Insider” kur Amerika është në ankth për zyrtarizimin e vendimit të madh, teksa Biden udhëheq bindshëm, ndërsa Trump nuk dorëzohet duke e çuar procesin në gjyq.
“I nominuari demokrat Joe Biden ishte parashikuar të fitonte zgjedhjet presidenciale 2020 që nga e Premtja herët, pasi votuesit refuzuan mandatin e parë kaotik dhe thellësisht të polarizuar të Presidentit Donald Trump. Kamala Harris bëri historinë duke u bërë nënpresidentja e parë me ngjyrë.
Biden tejkaloi 270 votat elektorale që duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Biden fitoi mbi 4 milionë vota më shumë se Trump që nga e Premtja, një epërsi që ka të ngjarë të rritet.
Me fitoren e Biden, Trump bëhet presidenti i 13-të që humbet mundësinë për rizgjedhje dhe i katërti që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore” shkruan ndër të tjera “Business Insider”./ db/Abcnews.al