Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tjetër rekord në Greqi, 2448 raste të reja dhe 14 të vdekur

schedule17:24 - 6 Nëntor, 2020

schedule 17:24 - 6 Nëntor, 2020

Në Greqi është shënuar sot një tjetër rekord me raste të reja. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2448 raste me të infektuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar  52254 , nga të cilat 54.4% janë burra.

Nga të dhënat bëhet me dije se 493 raste u identifikuan në Atikë , 683 në Selanik, 120 në Larisa.



LEXO EDHE: Arratisja e madhe, grekët braktisin Athinën pak orë para mbylljes

Në 24 orët e fundit 14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar numrin e viktimave në 715 që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi dje mbylljen e vendit që do të zgjasë për tre javë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!