Ekipi i fushatës së Donald Trump ka reaguar, pasi të dhënat e fundit tregojnë se Biden po fiton avantazh në Pensilvani. Nëse Biden merr Pensilvania, ai do të fitojë presidencën.
Mirëpo, në një deklarata ekipi i presidentit aktual ka dhënë një mesazh të fortë.
“Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar”, thotë avokati i fushatës Matt Morgan.
“Projeksioni i rremë i Joe Biden si fitues bazohet në rezultatet në katër shtete që janë larg përfundimit”, tha ai.
Ai pretendon pa prova se fletëvotimet në Gerogia ishin “korrur në mënyrë të papërshtatshme” dhe se në Pensilvani vëzhguesve të zgjedhjeve nuk u ishte dhënë “qasje kuptimplotë” në numërim, pavarësisht nga urdhri i një gjykatësi që i lejoi atyre akses të mëtejshëm dje.
Morgan gjithashtu kundërshton që Arizona do të merret nga Biden, siç kanë projektuar disa rrjete lajmesh dhe pretendon se “mijëra” vota u hodhën në mënyrë të parregullt në Nevada.
“Biden po mbështetet në këto shtete për pretendimin e tij të rremë në Shtëpinë e Bardhë, por sapo zgjedhjet të kenë mbaruar, Presidenti Trump do të rizgjidhet,” përfundoi ai.