Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Meta ja merr “labçe” në Ballsh, Presidenti: Askush s’mund të na cenojë identitetin kombëtar

schedule12:52 - 6 Nëntor, 2020

schedule 12:52 - 6 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dy grupe polifonike  në qytetin antik të Bylisit.

Përmes një postimi, Meta shkruan se nuk do të  lejohet askush të cenojë identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore.

Siç shihet në video Meta, shihet kësaj here duke kënduar së bashku me këngëtarët, këngë polifonike.



“Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”.

Nuk do lejojmë askënd të na cenojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë.

Malet tona më të larta!”, shkruan Presidenti.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!