Historia amerikane njeh 8 raste në të cilat zgjedhjet presidenciale nuk kanë pasur një rezultat të qartë dhe të menjëhershëm. Me anë të rinumërimit, komisioneve në kongresin amerikan apo gjykatës së lartë, këta janë 8 njerëzit që e gjetën veten në Shtëpinë e Bardhë pasi kishin humbur të gjitha shpresat
1800
Zgjedhjet e vitit 1800 u përmbysën pikërisht kur partitë e para politike të kombit po formoheshin.
Në atë kohë, procesi i kolegjit elektoral ishte shumë më ndryshe se sa është sot. Secili zgjedhës votonte për dy kandidatë; ai që kishte më shumë vota shpallej president, ndërsa i dyti nënkryetar.
Sipas këtij sistemi, Thomas Jefferson dhe Aaron Burr, kishin vota të barabarta, përkatësisht 73-73 për shkak të një gabimi midis zgjedhësve Demokrat-Republikanë (ose një komploti të udhëhequr nga Burr).
Presidenti John Adams , një anëtar i Partisë Federaliste, arriti të fitonte vetëm 65 vota. Për herë të parë, fituesi do të shpallej nga Dhoma e Përfaqësuesve. Alexander Hamilton , sekretari i parë i thesarit të vendit, ktheu rrjedhën e zgjedhje ndaj federalistëve duke i dhënë mbështetjen Jefferson. Megjithëse Hamilton dhe Jefferson e përbuznin njëri-tjetrin, Hamilton preferonte që të fitonte Burr.Jefferson fitoi presidencën, ndërsa Burr u bë nënkryetar.
1824
Në atë kohë, Partia Federaliste ishte shpërndarë, dhe të katër kandidatët që do të kandidonin për president ishin Demokrat-Republikanë.
Andrew Jackson , hero i luftës së vitit 1812 , fitoi votën popullore me më pak se 39,000 vota dhe fitoi 99 vota elektorale; Sekretari i Shtetit John Quincy Adams fitoi 84 vota elektorale, me 41 të Sekretarit të Thesarit William Crawford dhe 37 të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Henry Clay.
Ndërsa asnjë kandidat nuk fitoi shumicën e votave elektorale, zgjedhjet përsëri do të diskutoheshin në Dhomën e Përfaqësuesve. Pas një muaji negociatash, Adams, fitoi votat e dhomës së përfaqësuesve, transmeton abcnews.al
Kur Adams zgjodhi Kley si sekretar të shtetit, Jackson i zemëruar e quajti “pazar të korruptuar”. Duke lënë postin e tij në Senat, ai u zotua se do të kthehej dhe do të fitonte në 1828, gjë që ai e bëri , duke rrëzuar Adams vetëm pas vetëm një mandati.
1860
Zgjedhjet presidenciale të vitit 1860 nuk ishin vetëm të kontestueshme – por ato shkatërruan kombin. Abraham Lincoln , i nominuari i Partisë së Re Republikane dhe një kundërshtar i palëkundur i skllavërisë, dukej se nuk konfiguronte në shumicën e shteteve të Jugut.
Ndërsa Partia Demokratike mbështeste rivalin Lincoln në Illinois, senatori Stephen Douglas zgjodhi zëvendës President John Breckenridge. Linkoln fitoi vetëm 40% të votave, por mori shumicën e votave elektorale në pjesën veriore, së bashku me Kaliforninë dhe Oregon.
Breckenridge fitoi votat elektorale në pjesën më të madhe të Jugut, së bashku me Maryland dhe Delaware; Bell fitoi Tenesi, Kentaki dhe Virxhinia, ndërsa Douglas fitoi vetëm Misuri, megjithëse renditej i dyti për sa i përket votimit të popullit.
Vetëm disa javë pas fitores së Linkoln , Karolina e Jugut u tërhoq. Pas saj u tërhoqën edhe gjashtë shtete të tjera të Jugut, duke formuar Shtetet e Konfederatës së Amerikës në Shkurt 1861, me Jefferson president.
1876
Guvernatori Demokratik Samuel Tilden i Nju Jorkut fitoi 250,000 vota më shumë sesa kundërshtari i tij Republikan, Rutherford B. Hayes, dhe fitoi 19 vota elektorale. Por Tilden kishte ende një votë elektorale më pak se shumica e kërkuar (185), dhe 20 vota mbetën të panumëruara.
Kongresi krijoi një komision prej 15 anëtarësh të cilët përfshinin senatorë, kongresmenë dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë (përfshirë shtatë republikanë, shtatë demokratë dhe një i pavarur) për të vendosur rreth zgjedhjeve.
Pasi votimi u kthye në favor të Hayes, ai fitoi 20 votat elektorale nga shtetet e diskutueshme, nga 185 që ishin të nevojshme. Demokratët kërcënuan se do të bllokonin numërimin zyrtar të votave. Por në mënyrë që demokratët të pranonin fitoren e Hayes, ata kërkuan që ai hiqte të gjitha trupat federale nga Jugu.
1912
Pas një udhëtimi 10-mujor pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Theodore Roosevelt e gjeti veten të përfshirë përsëri në zgjedhjet e vitit 1912.
Zgjedhja e mikut të tij të ngushtë dhe pasardhësit William Howard Taft, zemëroi Roosevelt dhe progresistët e tjerë u mbështetën gjithnjë e më shumë në krahun konservator të Partisë Republikane. Roosevelt sfidoi Taft në zgjedhjet paraprake.
Ai u bashkua me mbështetësit e tij dhe formoi Partinë Progresive. Në një moment veçanërisht tronditës të këtij sezoni të ashpër të fushatës, Roosevelt u qëllua në gjoks gjatë një ngjarje në Wisconsin. Në fund, Roosevelt dhe Taft ndanë votën midis Republikanëve, duke ndihmuar Demokratin Woodroë Wilson të fitojë pavarësisht se kishte marrë më pak se 50% të shumicës në shumë shtete.
Roosevelt doli i dyti dhe Taft i treti. Në vendin e katërt, Eugene Debs , kandidati i Partisë Socialiste, fitoi 6 përqind të votave të popullit.
1948
Rezultati i zgjedhjeve të vitit 1948 dukej i qartë: Presidenti Harry S. Truman po humbiste.
Në zgjedhjet afatmesme të vitit 1946, të dy dhomat e Kongresit ishin fituar nga Republikanët për herë të parë në gati 20 vite dhe sondazhet treguan se vetëm 1 në 3 amerikanë votuan Truman. Megjithëse sfiduesi republikan Thomas Dewey ishte një kandidat i fortë, pasi kishte humbur një garë të ngushtë me Franklin D. Roosevelt në 1944, lufta më e madhe e Truman ishin kundërshtarët brenda partisë së tij.
Sekretari i tij u tërhoq për të garuar kundër tij në Partinë Progresive. Demokratët e Jugut dolën nga konventa kombëtare dhe formuan Partinë e tyre për të Drejtat e Shteteve, të njohur si “Dixiecrats ”. Sondazhi i fundit parazgjedhor i Gallup, shpalli fitues Dewey me 5% në avantazh.
Pasi Truman shkoi në shtëpi atë natë duke menduar se ai kishte humbur, agjentët e tij të Shërbimit Sekret u desh ta zgjonin atë në 4 të mëngjesit për ti dhënë lajmin e fitores, transmeton abcnews.al
2000
Këto ishin zgjedhjet që u duk sikur nuk do të mbaronin – ose të paktën kështu dukeshin.
Gara ishte midis Al Gore dhe George W. Bush. Gjithçka duket se u intensifikua nga rezultatet në Florida, ku fillimisht u njoftua se Gore kishte fituar. Por diferenca midis kandidatëve ishte shumë e ngushtë, filluan proceset gjyqësore dhe rinumërimet duke përfshirë mosmarrëveshjet rreth fletëve të votimit.
Pesë javë pas zgjedhjeve, Gjykata e Lartë e SHBA-së dha urdhrin për të ndaluar rinumërimin e votave që kishte nisur nga Gjykata Supreme e Floridas me arsyetimin se shkelte parimin kushtetues .
Bush, i cili fitoi 30 shtete (përfshirë edhe Florida) do të ishte kandidati i parë në 112 vite që fitoi presidencën në kushte të pafavorshme.
2016
Bush kundër Gore mund të ketë qenë hera e parë në historinë moderne që një president u zgjodh pavarësisht humbjes së votës popullore, por nuk ishte e fundit. Në vitin 2016, biznesmeni dhe drejtuesi i realit show Donald Trump mundi ish-zonjën e parë, senatoren dhe sekretaren e shtetit Hillary Clinton, edhe pse ajo fitoi tre milion vota më shumë se ai në votën popullore.
Në Tetor 2016, pasi Trump pranoi se do të kandidonte, u zbulua një regjistrim audio i vitit 2005 ku ai mburrej për sulmet seksuale ndaj grave. Pavarësisht sondazheve kombëtare, Trump fitoi disa shtete kritike në Midwest dhe Rust Belt, duke i dhënë atij një avantazh në votat e Kolegjit Zgjedhor. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al