Jusi Sinanaj ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” teksa foli për projektin më i fundit që publikoi pak muaj më parë. Kënga titullohet “Hana e Verës”, për të cilën ndau disa detaje me moderatorin Alban Musa.
Jusi u bë e njohur për performancat e saj live në klube, dhe kohët e fundit ajo ka vendosur t’i përkushtohet më shumë muzikës. Ajo rrëfeu se është bërë pishman që nuk e ka nisur karrierën në muzikë me herët.
“Unë jam bërë pishman që muzikën e rinisa shumë vonë, ka qenë pasioni im i parë. Më vinte natyrshëm që fëmijë por shkolla, jeta më erdhën në mënyrë të tillë, më detyruan ta lija pas dore këtë gjë.”, tha këngëtarja. /abcnews.al