Sipas një sondazhi të kryer nga BVA Auctions në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Gjermani, Francë dhe Spanjë, nëse pesë vendet më të populluara në Europë do të votonin për zgjedhjet presidenciale në SHBA, fituesi do të ishte Joe Biden, raporton euronews.
Referuar sondazhit, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së në kohën e udhëheqjes së Barack Obama-s, Joe Biden u shpall fitues në votimin hipotetik, me vlerësimin më të lartë në Gjermani (66%). Vlerësimin më të lartë Trump e arriti në Itali, me 15% të mbështetjes.
Arsyet kryesore pse në këto vende europiane presidenti aktual i SHBA-së nuk vlerësohet duket se janë muri i Meksikës, trajtimi i pandemisë – i parë si dështim – si edhe politikat e tij ndaj ndryshimeve klimatike.
Studimi i BVA tregon gjithashtu se italianët po i ndjekin gjerësisht këto zgjedhje (68%). Pavarësisht vlerësimeve të dobëta për Trump, Italia, midis gjithë vendeve të anketuar mbështet më shumë Shtetet e Bashkuara (38%).
Gjermania është shteti që nuk mbështet shumë SHBA-në, me vetëm 22% që shprehin një mendim pozitiv ndaj vendit, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar (34%), Franca (36%) dhe Spanja (37%). s.ba/abcnews.al