Sulmi terrorist në Vjenë, policia kontroll në disa banesa në Gjermani, operacion në disa shtete

schedule10:15 - 6 Nëntor, 2020

schedule 10:15 - 6 Nëntor, 2020

Forcat e sigurisë gjermane kanë filluar hetimet në shtetin gjerman, në lidhje me sulmin islamik në Vjenë, njoftojnë mediat gjermane këtë të premte.

Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në Wiesbaden ka njoftuar se është ushtruar kontroll në disa apartamente dhe biznese të katër personave në zonën e Saksoninë e Ulët, Hesse dhe Schlesëig-Holstein.

Sipas BKA, kontrollet janë në zhvillim e sipër.

Dy nga katër personat thuhet se kanë takuar sulmuesin nga Vjena në korrik në kryeqytetin austriak, sipas zëdhënësit të prokurorit federal në Karlsruhe.

LEXO edhe: EUROPOL kërkon informacione nga Bosnja lidhur me sulmin terrorist në Vjenë

Personi i tretë thuhet se ka qenë në kontakt me sulmuesin përmes internetit.

Personi i katërt thuhet se ka komunikuar me personat kontaktues të bombarduesit, gjithashtu përmes internetit.

LEXO edhe : ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Vjenë

Të katër personat nuk janë të dyshuar por kanë shërbyer vetëm për të siguruar prova të mundshme.

Sipas BKA, kërkimet u zhvilluan në Osnabrück, Kassel dhe në rrethin Pinneberg afër Hamburgut.

Mbrëmjen e të Hënës një 20 vjeçar qëlloi me armë zjarri kalimtarët dhe klientët e një restoranti në qendër të Vjenës duke lënë të vrarë 4 persona dhe më shumë se 17 të plagosur.

Hetuesit janë të bindur se vrasësi 20-vjeçar ishte pjesë e një rrjeti islamik radikal që shtrihet përtej Austrisë.

Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer (ÖVP) tha se përveç dy arrestimeve ditën e djeshme në Zvicër, do të kishte zhvillime edhe në vende të tjera të Europës.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!