“Conte gaboi taktikë, Reali thyhet lehtë. Interi s’ka lojtarë inteligjentë”

schedule09:15 - 6 Nëntor, 2020

schedule 09:15 - 6 Nëntor, 2020

Interi zhvilloi një ndeshje të mirë të martën në Madrid, rikuperoi dy gola, por në fund humbi 3-2 përballë Real Madrid. Zikaltrit e Antonio Contes numërojnë 2 pikë në grupin B të Champions League dhe kualifikimi është vështirësuar shumë.

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i famshëm i Milanit dhe Italisë, ka analizuar duelin që u luajt në mesjavë, duke u ndalur më shumë tek ekipi italian. “Maestro” vlerëson trajnerin Conte, edhe pse mendon se duhet të kishte zgjedhur një taktikë tjetër në përballjen me “Los Blancos”.

Skuadrat spanjolle kanë qenë gjithmonë superiore ndaj skuadrave tona në aspektin teknik. Ata pak skuadra italiane që kanë triumfuar në Spanjë, ia kanë dalë pothuajse gjithmonë falë një mbrojtje të fortë dhe kundërsulmeve.

Golat dhe rastet e REAL MADRID-INTER

Conte me të drejtë zgjodhi të mos bënte ‘katenaçio’, edhe pse e mbante gjithmonë një lojtar shtesë në mbrojtje. Reali luajti me Sergio Ramos dhe Varane kundër Perisic dhe Lautaro Martinez, duke pasur një ose më shumë elementë për fazën sulmuese.

Ky Real mund të mposhtet lehtësisht, por duhet një organizim shumë i mirë i ekipit. Interi duhet të ishte më i rregullt, nuk duhet të kishte distanca mes reparteve. Është diçka e mirë kur luan me zemër, por duhet të përdorësh edhe kokën.

Reali nuk ka yjet e dikurshëm në skuadër, por është përmirësuar shumë në aspektin e shpirtit të ekipit dhe nuk bëjnë keq presingun. Conte ka disa lojtarë që mendojnë pak dhe të tjerë që duhet të rriten e përmirësohen.

Është e vështirë të krijosh një skuadër të vërtetë me atletë të cilët luajnë më shumë instinktivisht sesa me logjikë të qartë. Gjithsesi, Conte është një trajner shumë i mirë dhe mund t’ia dalë“, përfundon Arrigo Sacchi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!