Trump kërcënon me tarifa prej 20% për automjetet nga vendet e BE

schedule12:42 - 23 Qershor, 2018

schedule 12:42 - 23 Qershor, 2018

Një tarifë e re prej 20 për qind për çdo automjet që importohet në SHtetet e Bashkuara të AMerikës nga vendet e Bashkimit Europian. Është ky propozimi më i ri i kreut të Shtëpisë së Bardhë, Trump i cili bën apel që automjetet të ndërtohen Brenda territorit amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon me tarifë prej 20 për qind për importimin në shtetet e bashkuara të amerikës të automjeteve që vijnë nga vendet e bashkimit europian. Në ditën kur hyjnë në fuqi tarifat europiane për disa produkte symbol amerikane, kreu I shtëpisë së bardhë me anë të një mesazhi në profiling e tij tuiter propozon tarifën e re me apelin që automjetet të ndërtohen në territorin amerikan

Burime të komisionit europian të cituara nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, reaguan duke thënë se cdo gjë është bërë e qartë nga presidenti Junker dhe nga komisionerja Malstrom për këtë çështje. Kjo e fundit dy ditë më parë u shpreh se kundër masat e bashkimit europian ndaj tarifave amerikane ishin një përgjigje e duhur dhe në linjë me rregullat ndërkombëtare. Bashkimi europian gjithnjë ka këmbëngulur se është kundër përshkallëzimit të situatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!