Sa më shumë orë kalojnë aq më shumë Joe Biden flet qartësisht si President i ardhshëm i shtetit më të fuqishëm në botë.
Në një postim në Twitter, ai thotë se fushatën e bëri si një demokrat krenar, por do të qeverisë si President amerikan, pa dallime kuq apo blu.
“Më lejoni të jem i qartë: Unë bëra një fushatë si demokrat krenar, por unë do të qeveris si një president amerikan” shkruan ai.
Joe Biden ka 264 vota, vetëm 6 larg numrit magjik, 270 që të bëhet President i SHBA-së. Numërimi po vijon ende në 6 shtete./ db/Abcnews.al