Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Editorial/ Koha do të vërtetojë se lufta e UÇK-së ishte drejtë dhe sublime

schedule19:36 - 5 Nëntor, 2020

schedule 19:36 - 5 Nëntor, 2020

Editorial nga ABC

Kosova ka hyrë në krizë. Presidenti Hashim Thaci dha dorëheqjen pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale. Në Hagë do të shkojnë edhe politikanë të tjerë të lartë të Kosovës. Të nisura shumë vite më parë si diçka pa rëndësi, akuzat për krime të drejtuesve të lartë të UÇK-së, sot janë bërë objekt i Gjykatës Speciale.

Këto akuza, u iniciuan gati dy dekada më parë, nga Dik Marti, një deputet zviceran anëtar i asamblesë së Këshillit të Europës, bazuar te prokuroria e Beogradit me qëllim njollosjen e luftës së Kosovës. Sot  ato janë shndërruar në gjemba të tjerë kundër rrugës dhe historisë së Kosovës.

Nuk dihet cfarë forcash duan një krizë dhe për më tepër cfarë forcash duan këtë sulm ndaj historisë dhe luftës së Kosovës, por është e sigurt se, historia e Kosovës dhe lufta e saj, sollën pavarësinë.

Në fund të fundit ajo luftë dhe qëndresa e gjatë ndaj kolonizimit dhe krimeve të Serbisë nuk varet fare as nga presidenti Thaçi, as nga ish-kryeministri Haradinaj, as nga politikanë të tjerë të lartë të saj. Koha gjithsesi do të vërtetojë se lufta qe e drejtë dhe sublime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!