Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot një tjetër shifër rekord të infektuarish. Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2,917 persona.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar 49807, nga të cilat 54.5% janë burra.
Brenda pak orëve 29 qytetarë kanë humbur jetën në Greqi, duke e çuar në 702 numrin e viktimave qe nga fillimi i pandemisë në vend.
LEXO EDHE: Zgjat tre javë, Mitsotakis njofton mbylljen e Greqisë: Pagesë 800 euro për punonjësit
Mosha mesatare e viktimave është 79 vjeç dhe 96.6% me sëmundje bashkëshoqëruese, përcjell abcnews.al.
Sipas autoriteteve 187 pacientë janë të intubuar në spitale. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 90.4% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë mbi 70 vjeç.
Kujtojmë se kryeministri grek ka njoftuar gjatë mesditës së sotme mbylljen kombëtare në Greqi, e cila nis nga ora 18:00 e ditës së shtunë dhe zgjat deri në 30 nëntor. g.v/abcnews.al


