Buxheti i “pandemisë”, sfidë rimëkëmbja! Denaj: Sa parashikohet tkurrja e ekonomisë

schedule15:02 - 5 Nëntor, 2020

schedule 15:02 - 5 Nëntor, 2020

Nga Erblina Mile

Kriza e ardhur nga pandemia por edhe efektet e tërmetit të vitit të kaluar janë dy  objektivat e Projektbuxheti për vitin e ardhshëm i cili është vlerësuar shumë optimist nga ekspertët . Ministrja e Financave Anila Denaj  ka pranuar se financat e vendit gjatë këtij viti do të përballen me një sërë sfidash ndërsa tkurrja e ekonomisë parashikohet të jetë mbi 6%.Shqetësim mbetet edhe niveli i borxhit publik  i cili pritet të tejkalojë nivelin prej 80% por  pritet  të nisë normalizimin gjatë viti të ardhshëm.

Të ardhurat janë parashikuar të jenë 478. 9 MLD lekë e siç ndodh zakonisht gjatë viteve zgjedhore shpenzimet për investime rezultojnë  më të madha se niveli i të ardhurave. Lajme të mira nga ky draft  ka vetëm për bluzat e bardha dhe arsimtarët të cilët o të përfitojnë rritje pagash.

Përtej efekteve negative të pandemisë  në ekonomi Shqipëria përballet edhe me sfidën e strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti.Sipas ministrit për Rindërtimin gjatë viti të ardhshëm do të strehohen  mbi 36 mijë familje.

Për ish-deputeten Jorida Tabaku projektbuxheti për vitin e ardhshëm  është tallje për shqiptarët  dhe mbështet vetëm pagesat për oligarkët.

Vlerësimet e qeverisë për rritjen ekonomike mbeten shumë optimiste nëse e krahasojmë me vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare financiare për këtë vit.Ndërkohë që një vendim për një mbyllje të dytë të ekonomisë për shkak të pandemisë do të përkeqësonte edhe më shumë situatën./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!