Agostinelli: Nuk ka diferenca mes Juves dhe të tjerave, ja ç’i mungon bardhezinjve

schedule15:18 - 5 Nëntor, 2020

schedule 15:18 - 5 Nëntor, 2020

Lazio barazoi mbrëmë 1-1 ndaj Zenit, me golin, që erdhi në minutat e fundit dhe i dha një pikë të artë skuadrës së Inzaghit. Në lidhje me ndeshjen e djeshme, por edhe të kryeqytetasve me Juven në fundjavë për TMW ka folur ish-trajneri i Partizanit, dhe Skënderbeut Andrea Agostinelli.

Zenit-Lazio?  I djeshmi ishte rezultat i shkëlqyer, duke qenë se ekipi ishte në disavantazh. Mendoj se ishte pika vendimtare për kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Caicedo? Po, ai është treguar gjithmonë vendimtar dhe jam i lumtur që klubi vendosi ta mbajë.

Kishte nevojë për tre sulmues qendre, duke qenë se gjatë sezonit ka shumë ndeshje për tu luajtur. Ishte një lëvizje e zgjuar.

Thyerje protokolli nga Lazio? Nga jashtë është e vështirë të bësh gjykime mbi këtë çështje, por unë besoj te ato që pohon Lazio. Ndeshja e fundjavës mes Juves dhe Lazios? Tani diferencat mes Juventus dhe klubeve të tjera janë zeruar. Për më tepër, Lazio ka qenë gjithmonë ‘macja e zezë’ e bardhezinjve gjatë sezoneve të fundit.

Juve jashtë pritshmërive? Po, por sapo ka ardhur trajner i ri (Pirlo), puna është në zhvillim e sipër. Unë mendoj se bardhezinjve u mungon një mesfushor i nivelit të lartë. Pastaj për pjesën tjetër ata janë në rregull”, u shpreh Agostinelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!