Emigrantë në Shqipëri, Kikia: Po konsiderohet pranimi i një kuote tjetër

schedule21:06 - 22 Qershor, 2018

schedule 21:06 - 22 Qershor, 2018

Javën e fundit është zhvilluar një debat në lidhje me emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme, ku është hedhur ideja se Shqipëria mund të jetë një vend pritës për ta. Fillimisht flitej për një shifër prej 600 mijë refugjatësh dhe në këmbim sipas mediave ndërkombëtare Shqipëria do të merrte hapjen e negociatave.

I ftuar në “Byro Politike” në ABC News, drejtori i Klan Plus, Mentor Kikia, është shprehur se qeveria nuk e ka mohuar këtë gjë, por sipas tij po konsiderohet pranimi i një kuote tjetër.

“Taulant Balla tha që ne nuk do t’i shmangim përgjegjësive tona, por do të mbajmë aq sa kemi mundësi. Rama tha që shifra 600 mijë është një çmenduri. Kjo do të thotë që ne do të konsiderojmë pranimin e një kuote tjetër”, tha Kikia.

Më tej, ai shtoi se nuk ka informacione në lidhje se çfarë është diskutuar mes qeveritarëve tanë dhe ndërkombëtarëve në lidhje me këtë çështje.

“Ne nuk e dimë se çfarë ka thënë qeveria jonë atje dhe jemi në terr informativ. Ata kanë konsumuar dhe diskutuar një gjë të tillë. Fatmir Xhafaj ka 10 ditë që nuk shikohet në Tiranë. Ata nuk mund  të pyesin dasmën pa pyetur dhëndrin, dhëndri është pyetur dhe problemi është se çfarë do bëhet tani”, u shpreh Kikia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!