Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në shtëpi kundër Dinamo Kyev në sfidën e vlefshme për Champions League. Të besuarit e Ronald Koeman kaluan me rezultatin 2-1 ukrainasit dhe tashmë e shikojnë veten në krye të grupit G, me nëntë pikë të plota.
Një paraqitje pozitive për katalanasit, por në rrjet është bërë virale një video e Lionel Messit në fundin e takimit. Pikërisht në minutat e fundit, kur Dinamo po sulmonte për të gjetur golin e barazimit, argjentinasi tregohet më indiferent se kurrë.
— Europa League Fan (@PutaChampions) November 4, 2020
Në këtë video shikohet qartë se Messi nuk bën aspak presion ndaj mbrojtësit kundërshtar, çka tregon mos dëshirën e tij për të luajtur ose lodhje. Dikur Pep Guardiola e konsideronte “Pleshtin” si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por mbrëmjen e djeshme ai tregoi krejt të kundërtën. /abcnews.al