Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin Sokol Tona, për pushimin e çështjes së Arbjan Maznikut. Aleanca kërkon ndjekjen penale të gjyqtarit Tone pasi e akuzon për shpërdorim detyre.
Dy javë më parë, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj nën kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe për shtetasin Shkëlqim Fusha të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Gjyqtari Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale. Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK.
Në 2019 aleanca kallëzoi në prokurori Arbjan Maznikun dhe Shkelqim Fushën me argumentin se ky i fundit i ka paguar nën kryetarit të bashkisë një faturë prej 1 800 eurosh për dy ditë në një hotel në Barcelonë. s.b/abcnews.al/