Deputeti Halit Valteri, në seancë e sotme në Kuvend u shpreh se procesi i Rindërtimin sipas tij po zhvillohet shumë ngadalë.
Po ashtu theksoi se sot në vend, sipas tij PS, PD dhe LSI po vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme, të zhvasin shqiptarët.
“Vetëm ti mund të kesh këtë krahasim. ’97 është një plagë që nuk duhet ngacmuar. Do të isha i marrë të mbroja ata që shkaktuan ‘97. Sot janë tre firma piramidale më të rrezikshme, më të moderuara, PS, PD , LSI që në mënyrë të vazhdueshme zhvasin shqiptarët.
Nuk duhet të mburresh që po rindërton shtëpitë e shqiptarëve. Sot ju nuk patët asgjë të përgatitur, pasi morët 1.2 miliard borxhe për të ndërtuar ato shtëpi. Nuk keni pasur guximin që ata që ishin para jush që kanë vjedhur t’i çonit para drejtësisë”, tha Valteri.
/abcnews.al/