“Do t’ia çjerrim maskën Ramës me 25 prill 2020.” Kjo ishte ajo që shkroi Monika Kryemadhi në fletën e gjobës që mori sot në qytetin e Durrësit, edhe pse 25 prilli i këtij viti ka kaluar tashmë.
Kryetarja e LSI ndodhej në qytetin bregdetar paraditen e së enjtes , në një takim me banorët që janë prekur nga tërmeti. Por, duke qenë se nuk ishte duke mbajtur maskë, Kryemadhi ka pasur edhe një përplasje me policinë që i kërkonte ta vendoste.
Duke qenë se kryetarja e LSI nuk u bind, policia i vendosi gjobën e parashikuar nga Akti Normativ, prej 3000 lekësh.
Në videon e transmetuar “live”, Monika Kryemadhi duket teksa firmos gjobën ndërsa shkroi “dedikimin” për kryeministrin.
Kjo nuk është hera që Kryemadhi gjobitet për mosvendosje të maskës. Ajo u gjobit edhe gjatë një takimi, në të cilin ka qenë e shoqëruar me ish-deputeten Floida Kërpaçi, ku janë filmuar nga efektivët. s.b/abcnews.al/