Historia e zgjedhjeve presidenciale të kontestuara në SHBA:Nga Samuel Tilden tek Al Gor

schedule12:19 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:19 - 5 Nëntor, 2020

Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale, duket se ka gjasa që demokratët dhe republikanët të përfundojnë në gjykatë. Presidenti Donald Trump ka thënë se do të kontestojë rezultatet e zgjedhjeve, duke e bërë të qartë se në fund zgjedhjet do të vendosen nga Gjykata e Lartë.

Ndërkohë, edhe kandidati demokrat Xho Bajden ka një ekip avokatësh të përgatitur për një betejë ligjore. Ndryshimet e pashembullta në procedurat e votimit për shkak të pandemisë së koronavirusit,u kanë krijuar mundësi kandidatëve që të shtojnë kontestimet.

Republikanët kanë argumentuar që herët se zgjatja e afateve për të pranuar dhe numëruar fletët e votimit do të çonte në konfuzion dhe manipulime, ndërsa demokratët besojnë se republikanët po punojnë në mënyrë aktive për të eleminuar shumë vota që janë kundër tyre.

Por kjo nuk do të ishte hera e parë që do të dominonte kaosi dhe akuzat për manipulim të procesit në ditët dhe javët pas zgjedhjeve. Zgjedhjet presidencialeve të viteve 1876, 1888, 1960 dhe 2000, ishin ndër më të diskutueshmet në historinë amerikane.

1876:Një kompromis që erdhi me një kosto

Në vitin 1876 – 11 vjet pas përfundimit të Luftës Civile – të gjitha shtetet e Konfederatës ishin ri-pranuar në Union dhe vendi ishte ende në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar. Republikanët ishin më të fortë në zonat pro-Unionit në shtetet e Veriut, dhe në zonat e dominuara nga afro-amerikanët në Jug.

Ndërsa demokratët kishin mbështetjen e të bardhëve në Jug dhe zonave veriore që kishin qenë më pak mbështetëse të Luftës Civile. Atë vit, republikanët emëruan si kandidat të tyrin guvernatorin e Ohajos, Radhërford Hajes, ndërsa demokratët zgjodhën guvernatorin e Nju Jorkut, Samuel Tilden.

Por në Ditën e Zgjedhjeve, pati një fushatë të madhe frikësimi ndaj votuesve afro-amerikanë në të gjithë Jugun që mbështesnin republikanët. Tre nga shtetet e Jugut -Florida, Luiziana dhe Karolina e Jugut – kishin borde zgjedhore të dominuara nga republikanët.

Në këto tre shtete, disa rezultate fillestare dukej se i jepnin fitoren Tildenit. Por për shkak të akuzave të përhapura për kërcënime dhe mashtrime, bordet zgjedhore shpallën të pavlefshme shumë vota që kishin shkuar në favor të Hajesit. Me votat elektorale nga të tria shtetet, Hajes fitonte shumicën 185-184 në Kolegjin Zgjedhor.

Votat e kontestuara të votuesve dhe ato elektorale u dërguan në Kongres për t’u numëruar në janarin e vitit 1877. Kongresi votoi për krijimin e një komisioni dypartiak me 15 anëtarë të Kongresit dhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Shtatë komisionerë do të ishin republikanë, dhe i pavaruri ishte Dejvid Davis nga Ilinois.

Por me një skemë politike që pati rezultat, Dejvis u zgjodh nga demokratët në legjislaturën e shtetit Ilinois për të shërbyer në Senatin e SHBA. Ata shpresonin të fitonin mbështetjen e tij në komisionin zgjedhor. Por në vend të kësaj, Davis dha dorëheqjen nga komisioni dhe u zëvendësua nga gjykatësi republikan Zhozef Bradli, që bashkoi votat në një shumicë 8-7, duke ia dhënë të gjitha votat e diskutueshme elektorale Hajesit.

Demokratët vendosën të mos e kontestojnë rezultatin përfundimtar për shkak të “Kompromisit të vitit 1877”, në të cilin republikanët, në këmbim të çuarjes së Hajesit në Shtëpinë e Bardhë, ranë dakord t’i japin Rindërtimin dhe pushtimit ushtarak të Jugut.

Hajes rezultoi të ishte një president jo-efektiv, ndërsa kompromisi zhduku çdo lloj ndikimi politik të afro-amerikanëve në Jug. Gjatë 100 viteve që pasuan, shtetet e jugut do të zbatonin ligjet që diskriminonin zezakët dhe e kufizonin të drejtën e tyre për të votuar.

1888:Blerja e votuesve ne grupe

Në vitin 1888, presidenti demokrat Grover Klivlend garoi për një mandat të dytë përballë ish-senatorit republikan Benxhamin Herrison.Në atë kohë, fletët e votimit në shumicën e shteteve shtypeshin, shpërndaheshin nga partitë politike dhe hidheshin publikisht. Disa votues, të njohur si “të luhatur” dihej që ia shisninvotën e tyre blerësve të gatshëm.

Herrison kishte caktuar një avokat në Indiana, Uilliam Dadlin, si arkëtar të Komitetit Kombëtar Republikan. Pak para zgjedhjeve, Dadlit u dërgoi një letër udhëheqësve lokalë republikanë në Indiana ku i premtonte fonde të bollshme dhe udhëzime se si t`i ndanin votuesit e lëkundur “blloqe 5 anëtarë”që do të merrnin ryshfet në këmbim të votës

për republikanët.

Udhëzimet përshkruanin se si çdo aktivist republikan do të ishte përgjegjës për 5 nga këto votues të “lëkundur”. Demokratët arritën të shtënë në dorë një kopje të letrës dhe e publikuan atë gjerësisht në media disa ditë para zgjedhjeve.

Harrison fitoi në Indiana me vetëm rreth 2.000 vota më shumë, por edhe pa këtë shtet do të kishte fituar votat e nevojshme elektorale në Kolegjin Zgjedhor pa shtet. Në fakt, Klivlend e fitoi votën popullore në rang vendi me pothuajse 100.000 vota. Por ai humbi në shtetin e tij të lindjes, Nju Jork, me rreth 1 për qind të votave, duke e vendosur Herrisonin në krye të Kolegjit Zgjedhor.

Humbja e tij në Nju Jork, mund të ketë qenë gjithashtu e lidhur me skemat e blerjes së votave. Presidenti nuk e kontestoi rezultatin e Kolegjit Zgjedhor, dhe fitoi një revansh kundër Herrison katër vjet më vonë, duke u bërë presidenti i vetëm që shërbeu për 2 mandate jo të njëpasnjëshme. Ndërkohë, skandali i “blloqeve 5-anëtarëshe” çoi në miratimin mbarëkombëtar të fletëve të fshehta të votimit.

1960:A i bleu votat kryebashkiaku i Çikagos?

Zgjedhjet e vitit 1960 vunë përballë zëvendëspresidentin republikan Riçard Nikson kundër senatorit demokrat Xhon Kenedi. Gara ishte më e ngushta e shekullit XX. Kenedi e mundi Niksonin me vetëm rreth 100.000 vota, një diferencë më pak se 0.2 për qind.

Për këtë arsye  shumë republikanë e kontestuan rezultatin. Ata u fiksuan në veçanti në

2 vende:Teksasi e Jugut dhe Çikago, ku një makineri politike e udhëhequr nga kryebashkiaku Riçard Dalej dyshohet se prodhoi votat e mjaftueshme për t’i dhënë Kenedit shtetin e Ilinoisit. Nëse Niksoni do të kishte fituar Teksasin dhe Ilinois, ai do të kishte shumicën në Kolegjit Zgjedhor.

Ndërsa gazetat me prirje republikane vazhduan të hetojnë, dhe të arrijnë në përfundimin se në këto 2 shtete kishte pasur manipulim të votës, vetë Nikson nuk e kontestoi rezultatin. Duke ndjekur shembullin e Klivlendit në vitin 1892, Nikson garoi sërish për president në vitin 1968 dhe fitoi.

2000:Gjykata e Supreme ndërpreu rinumërimin e votave

Në vitin 2000, shumë shtete përdornin ende një sistem votimi të krijuar në vitet 1960. Edhe pse këto fletëvotime kishin një histori të gjatë të keqfunksionimit të makinës dhe votave të humbura, askush nuk dukej se interesohej për këtë gjë, derisa të gjithë amerikanët befas e kuptuan se teknologjia e vjetruar kishte krijuar një problem në Florida.

Pastaj, në Ditën e Zgjedhjeve, media kombëtare zbuloi se një pajisje kishte ngatërruar mijëra votues në Kontenë Palm Biç. Shumë prje tyre kishin menduar se po votonin për Al Gor, dhe pa e ditur votuan për një kandidat tjetër ose votuan për 2 kandidatë.

Gor humbi në atë shtet përballë Bushit me vetëm 537 vota, dhe duke humbur Floridën, humbi zgjedhjet. Por tek e fundit, procesi 1-mujor për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve presidenciale erdhi në një çështje të “Dhomave të Varura”.

Mbi 60.000 fletëvotimi në Florida, nuk kishin regjistruar asnjë votë për president në vendin  duhur. Gor iu drejtua gjykatës për t’i numëruar me dorë ato fletëvotime. Bush e kundërshtoi po në gjykatë kërkesën e Gor.

Ndërsa Gor fitoi në Gjykatën e Lartë të shtetit të Floridës, Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi në orën 10 mbrëmjes së12 dhjetori se nuk kishte më kohë për të numëruar votat. Gor e pranoi vendimin që të nesërmen. Drama dhe trauma kombëtare që pasuan Ditën e Zgjedhjeve në 1876 dhe 2000 mund të përsëriten edhe këtë vit. Sigurisht, shumëçka do të varet nga kufijtë dhe mënyra se si reagojnë kandidatët. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!