Gara për zgjedhjen e Presidentit vijon të jetë e ethshme në SHBA me Biden dhe Trump, fitorja e të cilëve duket se do të përcaktohet nga një grusht votash.
Aktualisht, janë nëntë shtete ku po vijon numërimi, por thuajse në pjesën më të madhe të tyre rezultati është përcaktuar.
Ndërkohë, pasi kaloj në dezavantazh në Winsconsin dhe Michigan, rezultat i cili shkaktoi jo pak debate, Trump vijon të ruajë avantazhin në Karolinën e Veriut, Georgia, Alaska dhe Pensilvani, të cilat sëbashku kanë gjithsej 54 vota elektorale, raporton abcnews.al.
Deri më tani, Trump ka siguruar 213 vota elektorale dhe bashkë me 54 të shteteve ku ruan avantazhin arrin në 267 nga 270 vota elektorale që nevojiten për të shpallur fitoren.
Krahas Michiganit dhe Winsonsit, Biden ruan një avantazh të lehtë edhe në Nevada dhe Arizona.
Diferenca në vota mes Trump dhe Biden në Nevada aktualisht është vetëm 7 600 të tilla.
Siç duket qartë, do të jetë Nevada ajo që do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA, ndërsa kanë mbetur për tu numëruar edhe 14% e votave. /abcnews.al