Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është vënë në pranga këtë të mërkurë pas intervistimit 10 orësh në shtëpinë e tij nga Policia e EULEX-it.
Përmes një video të postuar në mediat vendase duket momenti kur Krasniqi është futur në makinë për tu disur drejt Gjykatës Speciale, në Hagë.
Në një deklaratë për mediat avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka bërë të ditur se aktakuza kundër Krasniqit është konfirmuar dhe sot pritet transferimi i tij për në Hagë.
I pyetur se për çfarë vepra është arrestuar Krasniqi, avokati Hasani tha se ende nuk dihet specifikisht por që janë nën juridiksionin e veprave të Speciales.
Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,dhe është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta dhe gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.e.su./abcnews.al