Pse fletët e votimit me postë janë ‘shkatërruese’ tani për Trumpin?

schedule17:47 - 4 Nëntor, 2020

schedule 17:47 - 4 Nëntor, 2020

Në Amerikë vijon numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale, ndërsa një peshë vendimtare pritet që të kenë votat me postë, që ende nuk  janë numëruar. Mes shumë shteteve me ankth pritet rezultati në Pensilvani nga votat me postë, që kanë një trend demokratik.

Por përse fletëvotimet me postë janë ‘kaq shkatërruese’ për Trump tani? Amber Phillips nga Washington Post përmes një analize shpjegon arsyet se përse trembet Donald Trump.

“Prej ditësh tani, Trump ka hedhur në pyetje hapur pse duhet të numërohen të gjitha fletët e votimit në këto zgjedhje. Ai u përpoq të deklaronte fitoren para se të dilte rezultati i sigurt.

Të mërkurën në mëngjes, ndërsa numërimi i fletëve të votimit me postë në shtetet fushëbetejë filloi të rriste shanset e demokratit Joe Biden, ai u përpoq të vinte në dyshim këto rezultate përmes një postimi në Twitter.

Ajo që ai dukej se po i referohej ishte fenomeni politik që demokratët kanë tentuar të votojnë me postë me ritme të larta. Rezultatet nga votimi direkt në qendër votimi mund të llogariten më shpejt.

Numërimi i votave me postë është më i ngadaltë. Fletët e votimit me postë marrin më shumë kohë për t’u numëruar sepse ato kanë më shumë përpunim duke kaluar në disa faza nga heqja e zarfit të sigurisë te kontrolli i firmës, etj.

Disa shtete nuk mund ta fillojnë numërimin deri në ditën e zgjedhjeve. Dhe gjysma e shteteve lejojnë që fletët e votimit të vijnë pas 3 nëntorit” mbyllet analiza.

Dhe pikërisht këto procedura për numërimin e fletëve të votimit me postë shtojnë ankthin te Donald Trump, pasi parashikohet që të favorizojnë Biden./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!