Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Doli kundër së bijës, babai i Lady Gaga-s mbështet Donald Trump

schedule13:53 - 4 Nëntor, 2020

schedule 13:53 - 4 Nëntor, 2020

Babai i Lady Gagas, Joe Germanotta vazhdon të mbështesë Donald Trump, pavarësisht komenteve të këtij të fundit kundrejt vajzës së tij. Një ditë më parë, Germanotta shkroi në twitter: “Donald Trump 2020”, duke shtuar më tej se “bindjet e mia politike dhe shpirtërore janë të ndryshme”.

Të hënën, Trump reagoi ndaj Lady Gagas gjatë tubimit në Pennsilvani, pasi bëri fushatë për kundërshtarin e tij Joe Biden. “Tani ai ka marrë Lady Gaga-n. Lady Gaga nuk është shumë e mirë. Mund t’ju them shumë histori. Mund t’ju them shumë histori për Lady Gaga-n. Di shumë histori për Lady Gaga-n.”

Gaga u bashkua me Biden në Pittsburgh të njëjtën ditë për të përshëndetur studentët e kolegjit dhe për të kënduar në fushatë. “Për të gjitha gratë dhe të gjithë burrat me vajza, motra dhe nëna – tani është shansi juaj të votoni kundër Donald Trump.”, u shpreh këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!