Një burrë, i cili dyshohet të jetë i infektuar me koronavirus, është shtrirë sot përpara derës së spitalit “Covid-2”.
Siç mëson Abc, burrë e grua, siç duken në foto, kërkonin ndihmë shëndetësore. Zonja u shpreh për Abc se prej disa ditësh ajo e ka kuruar bashkëshortin në kushtet e shtëpisë.
Për disa minuta ata qëndruan aty, më pas pasi gazetarja mori në telefon “127”, dy infermierë erdhën dhe morën burrin e sëmurë. s.b/abcnews.al/