Joe Biden ka një avantazh kundrejt Donald Trumpit sa i përket votës elektorale, ndërsa republikani gëzon numër më të madh të votës së qytetarëve.
Gara është shumë e ngushtë mes tyre, ndërsa më herët u tha se vendimtare për të zgjedhur presidentin e ri të SHBA-ve do të jenë tetë shtete.
Në një pjesë të tyre numërimi është thuajse në përfundim, ndërsa në disa të tjera vijon ende, raporton abcnews.al.
Florida
Kështu, Trump ka shpallur fitoren në Florida dhe atje duket se gjithçka ka mbaruar. Republikanët udhëheqin me 51.2 për qind të votave në Florida.
Ky i fundit konsiderohet më i famshmi nga shtetet kyce dhe tashmë rezulton i fituar nga Trump.
Georgia
Është konsideruar gjithashtu shtet kyç për të përcaktuar presidentin e ardhshëm. Georgia udhëhiqet aktualisht nga Trump, i cili ka marrë 54 për qind të votave kur janë numëruar 68 për qind e totalit të fletëve të votimit.
Karolina e Veriut
Gara është shumë e fortë në Karolinën e Veriut. Trump udhëheq me një rezultat të ngushtë me 50.1 për qind të votave.
Arizona
Ky i fundit udhëhiqet nga Bideon me 53 për qind të votave. Ky rezultat bën që Biden të marrë 11 votat elektorale të këtij shteti.
Michigan
Në Michigan rezulton fitues po ashtu Trump me 54.5 për qind të votave kur janë numëruar gati gjysma e tyre.
Minnesota
Në Minnesota udhëheq Biden me 55% të votave dhe kur janë numëruar 60% e totalit të votave të përdorua, duket se në këtë shtet nuk do të ketë surpriza.
Wisconsin
Trump udhëheq me 3 pikë para në Winconsin kundrejt Bideon duke marrë 51.5 për qind të votave kundrejt 46.9 që ka Biden. Në këtë shtet janë numëruar 73 për qind e votave.
Pensilvani
Pensilvania, shtet i bregut lindor, është një objektiv i rëndësishëm për të dy kandidatët për shkak të 20 votave elektorale.
Ky shtet udhëhiqet tani nga Trump me 56%, ndërsa janë numëruar gjysma e votave.
Esktra
Ohio nuk ka ndonjë peshë në përcaktimin e rezultatit për zgjedhjen e presidentit të SHBA-ve, por ka një vlerë simbolike. Nga eksperienca ka rezultuar se askush nuk është bërë president pa fituar në këtë shtet, ndërkohë që shteti ka nxjerrë deri më tani 6 presidentë të SHBA-ve, as asnjë tjetër.
Ohio udhëhiqet nga Trump me 53 për qind, ndërkohë që janë numëruar gati 90 % e votave. /abcnews.al