Presidenti Donald Trump rezultatin e zgjedhjeve do ta presë në Shtëpinë e Bardhë së bashku me stafin dhe familjen.
Shefja e Komunikimit, Alyssa Farah u shpreh “Presidenti do të jetë duke parë rezultatet me ndihmësit dhe anëtarët e familjes. Ai ishte i ngazëllyer. Trump është në humor të shkëlqyeshëm” tha ajo. Farah tha se Shtëpia e Bardhë po pret disa vonesa në rezultate “veçanërisht në Pensilvani”.
Farah paralajmëroi se Trump do të bëjë një dalje publike nga Shtëpia e Bardhë këtë mbrëmje. Të pranishmit në Shtëpinë e Bardhë, tha Farah, “do të testohen dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës”./ Abcnews.al