Deputeti Musa Ulqini është në favor të Joe Biden në garën presidenciale në SHBA dhe arsyen e gjen te koncepti i kandidatit për President, që thotë se ngjason me të tijin. “Unë me demokratët jam por shpresoj që procesi të jetë korrekt të mos ketë probleme sikur parashikojmë shumë agjenci lajmesh sepse Amerika ndikon proceset demokratike në të gjithë botën”.
Por përse Biden, kur Rama ngjan më shumë me Trump? “Unë pëlqej numrin një të demokratëve, sepse formimi im ngjason me mënyrën si i percepton gjërat themelore të politikës, ngrohja globale, raporti me shtresat në nevojë, rajonet ku ka konflikte, koncepti ime ngjason me konceptim e Biden” tha ai.
Lefter Maliqi shkon edhe më tej. Përpos parashikimit për garën në SHBA, ai zgjedh edhe fituesin në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit. “Në Shqipëri fiton opozita e bashkuar në Amerikë besoj Trump. I preferuari im është Donald Trump”.
Edhe pse sondazhet e vendosin disa pikë pas Biden, Kujtim Gjuzi beson se Trump do të bëjë përmbysen për mandatin e dytë. “Patjetër që Donald Trump është i sigurt në fitoren e zgjedhjeve në SHBA. Pavarësisht se është 2-3 pikë mbrapa, ai do të jetë fitues në zgjedhjet amerikane”. Në fund, Fate Velaj mendon se “Kushdo që të jetë president i Amerikës, do të jetë një mik pa kushte i Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarizmit”./ db/Abcnews.al