Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ 70 metra sprint, Salah-Mane-Jota shpartallojnë Atalantën

schedule22:09 - 3 Nëntor, 2020

schedule 22:09 - 3 Nëntor, 2020

Diego Jota i dha dy goditje në pjesën e parë italianëve të Atalanta, duke e bërë ndeshjen të vështirë për skuadrën e Gan Piero Gasperinit.

Me nisjen e pjesës së sytë Liverpool nuk u mjaftua me kaq dhe që në minutën e dytë ia doli të realizonte edhe golin e tretë të ndeshjes.

Salah, pas një sprinti nga rreth 70 metra, në zonë shmangu një prej mbrojtësve të Atalanta dhe më pas e dërgoi topin drejt e në rrjetë.

Dy minuta më pas Salah shërbeu për Mane dhe ky i fundit shënoi edhe golin e katërt, duke e shpartalluar skuadrën nga Bergamo në shtëpi.

Furia e Liverpool nuk u ndal me kaq, pasi me një kundërsulm të radhës shënoi edhe golin e pestë. Diego Jota realizoi golin e pestë, të tretin personal, dhe i dha një tjetër shuplakë Atalantës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!