Zgjedhjet në SHBA, bizneset përgatiten për trazira! Vendosin fasadat mbrojtëse nga uraganet

schedule18:30 - 3 Nëntor, 2020

schedule 18:30 - 3 Nëntor, 2020

Pronarët e dyqaneve në SHBA po përgatiten për trazira pas zgjedhjeve presidenciale që kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit me orën amerikane. Ata kanë vendosur dërrasa dhe fasada të ngjashme me ato për mbrojtjen nga uraganet.

Frika e tyre lidhet me trazirat e dhunshme që u krijuan disa muaj më parë nga protestat e dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së George Floyd.

Shqetësimi për kontestimin e mundshëm të rezultatit të zgjedhjeve ka shtuar frikën për tregjet financiare pasi të hënë indekset kryesore amerikane përmbysën kursin pas rënies së madhe të javës së kaluar.

Në vitin 2000, një debat i nisur për rinumërimin e votave në Florida rriti pasigurinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe tregjet financiare u dëmtuan.

Brian Gardner, shefi strateg i politikës në Uashington në bankën e investimeve parashikon një fitore të Biden, por paralajmëroi se pyetjet në lidhje me rezultatin dhe çdo shpërthim dhune mund të shkaktojnë një rënie më të madhe këtë herë se në vitin 2000./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!