Kualifikimi i Vllaznisë për femra, Duka: Arritje e madhe, krenar për ju!

schedule18:17 - 3 Nëntor, 2020

schedule 18:17 - 3 Nëntor, 2020

Vllaznia e femrave ka kaluar në turin e dytë të UEFA Women’s Champions League, pasi ka mundur me penallti turqit e ALG Spor Kulubu. Koha e rregullt përfundoi me shifrat 3-3, me Bajraktarin që realizoi në minutën e fundit të shtesës dhe i dha mundësinë vajzave kuqeblu të provonin fatin nga gjuajtjet e penalltive.

Kualifikimi i Vllaznisë ka gëzuar edhe presidentin e FSHF, Armand Duka, i cili ka bërë edhe një mesazh urimi pas ndeshjes: “Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren e sotme të Vllaznisë në turin e parë kualifikues të UEFA Women’s Champions League ndaj kampiones së Turqisë, ALG Spor Kulubu!

Ka qenë një ndeshje vërtetë emocionuese dhe e luftuar deri në fund. Një arritje e shkëlqyer për vajzat kuqeblu, por edhe për futbollin e femrave. Le të shpresojmë që ky sukses të pasohet nga të tjera triumfe dhe Vllaznia të avancojë në fazën e grupeve të Champions League për femra.

Do të ishte një sukses i merituar për këtë ekip, por që njëkohësisht tregon se futbolli i femrave në Shqipëri është rritur në aspektin cilësor vitet e fundit. Urimet më të mira për drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe shpresoj që Vllaznia të vazhdojë të jetë një burim frymëzimi për të gjitha vajzat që duan të luajnë futboll! Jemi krenar për ju”. /abcnews.al