Mbretëria e Madhe po mobilizohet për ndonjë sulm të mundshëm terrorist. Mediat raportojnë se niveli i alarmit është ngritur që do të thotë se një sulm gjykohet të jetë “shumë i mundshëm”.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel e përshkroi këtë si një masë paraprake dhe tha se nuk bazohej në ndonjë kërcënim specifik.
“Publiku duhet të vazhdojë të mbetet vigjilent dhe të raportojë çdo veprimtari të dyshimtë në polici,” shtoi ajo.
Vendimi për të rritur nivelin e kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar është marrë nga Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit (JTAC).
JTAC është e vendosur në selinë e MI5 në Londër dhe përbëhet nga ekspertë të anti-terrorit nga policia, qeveria dhe agjencitë e sigurisë.
Kjo masë nga ana e autoriteteve britanike vjen pas sulmit terrorist që goditi Vjenën në zemër te saj, duke lënë katër persona të vdekur, ndërsa policia eleminoi edhe autorin.
Sulmi në Vjenë erdhi një javë pas atij në Paris, ku u therën tre persona pranë një kishe në Nicë. g.v/abcnews.al