Lazio e Simone Inzaghit do të udhëtojë ditën e sotme drejt Rusisë, ku do të ndeshet nesër kundër Zenitit në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Kryeqytetasit italianë do të kenë shumë mungesa në këtë takim dhe bien në sy disa titullarë kryesorë.
Kështu Ciro Immobile, Thomas Strakosha dhe Lucas Leiva nuk do të udhëtojnë me pjesën tjetër të ekipit drejt Rusisë. Ka qenë vetë klubi romak që ka konfirmuar lajmin dhe lojtarët e përmendur do të vazhdojnë të qëndrojnë në qendrën stërvitore Formello.
Përveç tyre për Lazion nuk do të jenë të gatshëm as Luis Alberto, Manuel Lazzari, Gonzalo Escalante dhe Denis Vavro. Të gjithë lojtarët qëndrojnë të izoluar, pasi dyshohet se ata mund të jenë infektuar me Covid-19.
Megjithatë, klubi italian nuk ka konfirmuar kurrë se ndonjë nga lojtarët mund të këtë rezultuar pozitiv, duke qëndruar në heshje për shtyp. FIGC madje ka nisur edhe një hetim mbi ndjekjen e protokollit sanitar nga ana e klubit të Lazio.
Vedat Muriqi mund të jetë sërish në fushë nga minuta e parë për ita. Sulmuesi i përfaqësuese kosovare është provuar si titullar në stërvitjen e fundit nga trajneri Inzaghi, së bashku me Andreas Pereiran./abcnews.al