Rita Ora vjen ndryshe, sapo solli trendin më të ri të modës

schedule12:29 - 3 Nëntor, 2020

schedule 12:29 - 3 Nëntor, 2020

Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore. Artistja shqiptare ka qenë në qendër të vëmedjes kohët e fundit pas konfirmimit të romancës me Romain Gavras.  Madje mediat e huaja raportuan se ylli i hitit “Anywhere” ka hedhur një hap drejt fejesës.

Këto dyshime të cilat lindën pasi fotografua pak ditë më parë me një unazë me diamant në gisht. Ndërkohë, së fundmi Rita ka tërhequr vëmendjen me disa fotografi që ka publikuar në Instagram. Rita shfaqet me një look krejtësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë, pasi vetullat e saj i ka kthyer në rozë.

 

View this post on Instagram

 

Day done ?‍?

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Sigurisht, kjo pamje e çuditshme ka rënë në sy të fansave të cilët e kanë pritur mirë ndryshimin e këngëtares. “Dukesh e mrekullueshme si gjithmonë”, shkruan një ndjekës. Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë me dije se ky look është pjesë e ndonjë klipi të ri me të cilin po punon, apo thjesht ka vendosur të sjellë një trend të ri. /abcnews.al