Von der Leyen reagon pas sulmit në Vjenë: Jemi më të fortë se urrejtja dhe terrori

schedule08:46 - 3 Nëntor, 2020

schedule 08:46 - 3 Nëntor, 2020

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shprehur tronditjen për sulmin në Vjenë, dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka deklaruar se ata janë më të fortë se urrejtja dhe terrori, duke theksuar se Europa është në anën e Austrisë në këtë rast tragjik.

“Jam e shokuar dhe e trishtuar nga sulmi brutal në Vjenë. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave dhe me popullin austriak. Europa është në solidaritet të plotë me Austrinë. Jemi më të fortë se urrejtja dhe terrori”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!