Një tjetër mrekulli në rrënojat e tërmetit në Izmir, fëmija 4-vjeçar nxirret i gjallë pas 91 orësh

schedule08:40 - 3 Nëntor, 2020

schedule 08:40 - 3 Nëntor, 2020

Një tjetër mrekulli ka ndodhur nën gërmadhat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në Izmir.

Siç raportojnë mediat vendase, 91 orë pas tërmetit, skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një 4-vjeçar të quajtur Ayda Gezgin.

Gjëja e parë që tha Ayda kur u shpëtua ishte: “Ku është babai im?”

Lexo edhe: Lot gëzimi nga gërmadhat e ndërtesave në Izmir, vajza 3-vjeçare nxirret e gjallë pas 65 orësh

Në momentin që ekipet e shpëtimit u afruan drejt vogëlushit, kryebashkiaku Tunç Soyer njoftoi se “skuadrat kanë gjetur një fëmijë të gjallë.”

Më pas aty u dërguan serume dhe batanije. Ekipet e shpëtimit thonë se vogëlushi ishte brenda atij që quhet “trekëndëshi i jetës”, ngjitur pas një makine larëse. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!