Kryeqyteti i Austrisë, Vjena është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë. Disa persona dyshohet të kenë mbetur të vdekur dhe të tjera janë plagosur, pas një sulmi pranë një sinagoge.
Mediat vendase raportojnë, se përveç sulmit një pengmarrje ka ndodhur në një restorant. Një person i armatosur mendohet se ka kryer pengmarrjen.
ATAQUE TERRORISTA VIENA #TrancaTodo @marupita @sorocaima1515 @Sororita @48_cessna @cristalina_agua @ComandoSancocho @ABDULLITAH @Vzlamiami1 @venecari22 @claudiapineiro3 @goajira19 @leonordelaguer1 @Gochalily @CristyVenezuel1 @Wachi331 pic.twitter.com/q9gtduA19m
— RIVERFANDY (@fandyriver) November 2, 2020
Ministri i Brendshëm Karl Nehammer theksoi në një deklaratë se në ngjarje janë të përfshirë disa autorë.
Lexo edhe: Sulmi terrorist në Vjenë, disa të vdekur dhe të plagosur
“Autorët përdorën armë të rënda. Ata që janë në shtëpi duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata që janë në një pub duhet të qëndrojnë atje. Ju lutemi shmangni qendrën e qytetit”, tha ministri, ndërsa nuk donte të konfirmonte situatën e pengut.
Disa media rapoortonë për të paktën 7 të vdekur, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende një shifër të viktimave. Ndërkohë, në sulm dyshohet se kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa një prej tyre ë eleminura nga policia. g.v/abcnews.al