Deklarata të tipit që kundërshtari ishte me 12 vetë në fusha u ka rastisur të gjithëve t’i dëgjojnë apo t’i lexojnë në gazeta apo portale. Në Poloni e ka bërë realitet skuadra e Warta Poznan, në përballjen e djeshme kundër Legia Warszawa.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe ekipi vendas ishte në humbje me rezultatin 0-3, Konrad Handzlik i ka habitur të gjithë dhe normalisht ka nisur të qeshë me vete me gomarllëkun e bërë.
Mesfushori, gjatë një sulmi të skuadrës së tij, në vend të pasojë për shokët e tij të skuadrës ka pasuar për arbitrin. Ky i fundit u tregua i vëmendshëm dhe menjëherë u largua dhe hapi rrugë topit, por sigurisht nuk i shmanget dot bërjes virale të videos së atij episodi. /abcnews.al