Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blerina Gjylameti fiton betejën me Covid-19, deputetja tregon për Abcnews.al gjendjen e foshnjes

schedule16:54 - 2 Nëntor, 2020

schedule 16:54 - 2 Nëntor, 2020

Nga Mimoza Vraja

Deputetja Blerina Gjylameti fiton betejën me Covid-19. Në një prononcim për abcnews.al deputetja socialiste e cila është edhe në një pritje të ëmbël ka treguar se është negativizuar prej disa ditësh.

Ajo shprehet se betejën me Covid-19 e ka fituar edhe i shoqi. Ndërsa ajo bashkë me fëmijën gëzojnë shëndet të plotë.

“E kam kaluar koronavirusin. Jam negativizuar prej disa ditësh. Edhe familjarët e mi kanë rezultuar negativë. Unë dhe foshnja jemi në gjendje të mirë shëndetësore”, është shprehur ajo për abcnews.al

Gjylameti u konfirmua pozitive me Covid-19 që prej dy javësh, ndërsa deklaroi se kishte simptoma të lehta dhe menjëherë kishte nisur karantinën e detyrueshme. Ajo pritet të bëhet nënë së shpejti pasi është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Aktualisht në radhët e socialistëve, është e infektuar me Covid-19 ministrja e kabinetit qeveritar Belinda Balluku. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!