Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

9 viktima nga Covid-19 në vendin tonë, kush janë pacientët që nuk e fituan betejën! Më i riu 44-vjeç

schedule16:42 - 2 Nëntor, 2020

schedule 16:42 - 2 Nëntor, 2020

Për të dytën ditë radhazi, koronavirusi ka marrë 9 jetë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se ata po merrnin trajtim mjekësor në spitalet Covid-1 dhe Covid-2.

Më konkretisht kanë ndërruar jetë një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Mallakastra, një 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 527 qytetarë.  21,523 është numri total i të infektuarve që prej muajit mars, ndërkohë që raste aktive numërohen  9,629 në total./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!