Aktori i njohur Gabriel Garko, ka qenë në qendër të mediave rozë pasi pranoi publikisht se është homoseksual.
Së fundmi, një nga ish të dashurit e aktorit, Gabriele Rossi ka folur për herë të parë në TV për homoseksualitetin dhe dashurinë e tij për Gabrielin.
Në emisioni “Non è la D’Urso”, Rossi ka treguar se kanë qenë të dashuruar për 5 muaj.
“Ne u takuam në setin e ‘Nderi dhe Respekti 2’ “. Unë ishte 19 vjeç, Garko 36 vjeç.Unë kurrë nuk kam folur. Unë kam qenë gjithnjë i rezervuar”, u shpreh ai.
Më tej, aktori rrëfeu se si lindi historia e dashurisë me Garkon.
“Asnjëherë nuk më është dashur të fshihem sepse kurrë nuk kam bërë kompromis në çështjet e biznesit. Unë u takova me Gabriel, kur isha 19 vjeç, tani jam 32 vjeç. Kur ne ishim të dashur për katër ose pesë muaj. Ai ishte i fejuar në atë kohë”, shtoi ai.


