Grabitet banesa e ish-kreut të tatimeve në Elbasan, autorët marrin 15 milion lekë

schedule12:34 - 2 Nëntor, 2020

schedule 12:34 - 2 Nëntor, 2020

Një banesë në Kuqan të Elbasanit ka rënë pre e një grabitjeje gjatë mbrëmjes së djeshme.

Bëhet me dije se është grabitur banesa e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Lleshi.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC, mësohet se në banesën e Lleshit, autorët kanë marrë rreth 15 milionë lekë të vjetra.

Edhe pse familja Lleshi kishte vendosur sistem alarmi në banesë, autorët kanë arritur të kryejnë grabitjen pasi sistemi i alarmit nuk është aktivizuar.

“Puna” e grabitësve është lehtësuar dhe nga fakti se vila e ish-kreut të tatimeve ndodhej në anë të rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund. Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!