Një objekt që është pjesë e përditshme e jetës së grave është një burim i rëndësishëm i mikrobeve. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për çantën, e cila duhet të pastrohet me më shumë kujdes.
Duhet të pastrohet më shpesh sesa mendojmë ndërsa është një send që shumica e grave e lënë pas dore ta lajnë.
Sipas hulumtimit nga kompania Initial Ëashroom Hygiene, çanta e një gruaje ka më shumë mikrobe sesa tualeti. Fakti që çantat vijnë në kontakt të rregullt me shumë sipërfaqe i bën ato veçanërisht të rrezikshme, pasi mikrobet në çantë mund të transferohen lehtësisht me duart tona.
Prandaj, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje pastërtisë së tyre dhe të mos i lëmë në dysheme kur jemi në një vend publik. l.k/abcnews.al