Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përfshirë edhe sot në një “lumë” replikash virtuale. Në qendër të “debatit” është situata e koronavirusit në vend dhe mënyra sesi po menaxhohet nga qeveria.
Basha e akuzon kryeministrin për keqmenaxhim të situatës ndërsa Rama në anën tjetër, thotë se Basha është kapur pas koronavirusit, si i “mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë.”
Në postimin e radhës, Lulzim Basha shkruan në Twitter se qeveria duhet të shtojë testimet, rimbursojë ilaçet për pacientët në shtëpi dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.
Postimi
“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore.Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”
Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore.Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 2, 2020
REPLIKAT
Rama-Bashës: Ti nuk ndalon dot as fushatën e Kryemadhit për përhapjen e Covid-19“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë!”
Basha-Ramës: Njerëzit s’kanë lekë për ilaçe, edhe sa duhet të vdesin për fajin tënd?“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit,
Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???” /s.b/abcnews.al/