REPLIKAT/ Basha-Ramës: Njerëzit s’kanë lekë për ilaçe, edhe sa duhet të vdesin për fajin tënd?

schedule10:50 - 2 Nëntor, 2020

schedule 10:50 - 2 Nëntor, 2020

Vijojnë replikat Rama-Basha për situatën e krizës nga koronavirusi në vend. I fundit është reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha, në lidhje me atë çka shkroi kryeministri më herët gjatë ditës në Tëitter.

Basha shkruan se gjendja po përkeqësohet, ndërsa sipas tij, për shkak të Ramës njerëzit presin me ditë për t’u testuar, “nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi.”

Sipas kreut të opozitës, në vend që të ndjekë pamundësitë ekonomike të shqiptarëve, kryeministri e ka mendjen te sulmet politike….

Postimi i Bashës në Twitter

“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit,
Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”

Kurse kryeministri shkroi më herët se Basha hiqet sikur do ta parandalonte valën e dytë të koronavirusit, por shton ai, kreu i opozitës nuk mund të ndalojë dot atë që ai e quan, fushatën e Kryemadhit në përhapjen e Covid-it. s.b/abcnews.al/