Princi William rezultoi pozitiv për koronavirus në fillim të këtij viti, por nuk e njoftoi

schedule07:46 - 2 Nëntor, 2020

schedule 07:46 - 2 Nëntor, 2020

Princi William u infektua me koronavirus në fillim të këtij viti. BBC citon burime pranë Pallatit Kensington, ndërkohë që nuk dihej sesi ka qenë gjendja shëndetësore e William.  Sipas “The Sun”, Duka i Kembrixhit është shprehur se nuk e bëri publike lajmin sepse “kishte gjëra të rëndësishme që po ndodhnin dhe unë nuk donte të shqetësonte askënd”.

Ndryshe nga babai i tij, Princi Charles, i cili njoftoi se ishte kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 në Mars, William e mbajti të fshehtë diagnozën e tij.  71-vjeçari deklaroi më vonë se kishte qenë me fat që kishte kaluar vetëm simptoma të lehta.

Imazhi: Princi William luan me Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis në Norfolk në Qershor 2020.

Prilli ishte gjithashtu muaji kur kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai ishte shtruar në spital në një njësi të kujdesit intensiv pasi kishte dalë pozitiv për virusin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!